Për ne

Ambulanca psikologjike “Uni” është themeluar me 25 gusht 2013 nga një grup psikologësh profesionistë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të këshillimit, trajnimit dhe hulumtimit psikologjik, të munguara në Kosovë gjer më sot.

Ambulanca psikologjike “Uni” me psikologët e saj të mbikqyrur dhe asistuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar, synon që të ofrojë shërbime psikologjike të këshillimit, psikoterapisë, testimit dhe vlerësimit psikologjik për të gjitha moshat dhe për një gamë të gjerë problemesh psikologjike.

Për klientët e ambulancës psikologjike “Uni”, stafi profesional garanton konfidencialitet të plotë, respekt dhe trajtim profesional mbështetur në parime etike dhe vlera të mirëfillta.

Me qasje inovative dhe të përqëndruar në nevojat, shqetësimet, përparësitë dhe dhuntitë e klientit, ne synojmë që të parandalojmë, vlerësojmë dhe intervenojmë në problemet e ndryshme psikologjike që mund të ju shqetësojnë.

Për ne, mbi të gjitha dhe para së gjithash është shëndeti dhe mirëqeia e klientit, andaj edhe i gjithë potenciali ynë fokusohet në ruajtjen, promovimin dhe avancimin e shëndetit të klientit. Natyrisht, puna jonë mbështet në parime dhe vlera të rëndësishme, siq janë: kualiteti në punë, dinjiteti në shërbime, respekti për klientin dhe profesionalizmi.

Ne përpiqemi që të jemi gjithëherë në dispozicionin tuaj dhe të ofrojmë shërbimet tona, kurdoherë që është e nevojshme. Andaj, ju mund të zgjedhni terminin që ju përshtatet juve më së miri, duke telefonuar në numrin tonë të telefonit apo edhe duke shkruar në adresën tonë elektronike:
info@ap-uni.com.

Ne ju mirëpresim dhe ju garantojmë kujdesin tonë maksimal.